Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u takua sot me homologun e tij në PD, Flamur Noka, në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi dyorësh u fokusua në koordinimin e aksionit opozitar për shtatorin, përfshirë veprimet në Kuvend dhe në terren.
Në diskutim ishte edhe mundësia e rikthimit të protestave kombëtare, të paralajmëruara më herët nga kreu i PD-së, Sali Berisha.