-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ibrahim Rugova, një nga figurat më të ndritura të historisë sonë

Kryesoret

Sali Berisha ka ndarë një rrëfim personal dhe plot emocion mbi figurën e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e quajti “një nga figurat më të ndritura të historisë kombëtare shqiptare”.

Në promovimin e librit “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, Berisha vlerësoi filozofinë paqësore të Rugovës dhe zgjedhjen e tij për gandizmin, në një kohë kur shumica e shihnin armët si zgjidhje.

Berisha solli në vëmendje edhe një episod diplomatik me ish-kryeministrin grek Konstandin Micotaqis, të cilin arriti ta bindte të priste Rugovën si përfaqësues të një populli që kërkonte lirinë në mënyrë paqësore.

Sipas Berishës, një nga arritjet më të mëdha të Rugovës ishte “uniteti i paparë” që ai krijoi mes shqiptarëve të Kosovës, duke i bashkuar të gjithë rreth idesë së pavarësisë.

Ai përmendi gjithashtu vlerësimin ndërkombëtar që Rugova mori me Çmimin Saharov nga Parlamenti Europian, si një dëshmi e kontributit të tij për paqen dhe lirinë.

“Vetëm pavarësia zgjidh problemin”, ishte mesazhi që Rugova i dha edhe presidentit amerikan Bill Clinton, duke refuzuar çdo alternativë tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit