Mustrif dhe Besmir Murataj, babë e bir nga fshati Kosharisht, janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi dhunuan fizikisht një të afërmin e tyre, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi të premten pasdite.
Viktima, 50-vjeçari O.K., pësoi dëmtime nga goditjet me sende të forta.
Policia ndërhyri në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme ligjore.








