Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ashpër pas sulmit masiv rus në Kiev, ku u vranë të paktën 8 persona, përfshirë edhe fëmijë.
Ai kërkoi reagime nga Kina, Hungaria dhe të gjithë ata që kanë bërë thirrje për paqe, por tani “heshtin”, siç u shpreh ai.
Zelensky theksoi se ka ardhur koha për sanksione të reja e më të ashpra kundër Rusisë, duke akuzuar Moskën se po shmang çdo përpjekje për diplomaci dhe po zgjedh “raketat balistike mbi tryezën e negociatave”.
Ai paralajmëroi se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për çdo sulm dhe për çdo ditë të luftës.