Hande Erçel dhe Hakan Sabancı, pas pothuajse tre vitesh lidhje, konfirmojnë ndarjen. Pas shumë zërave dhe thashethemeve nëna e biznesmenit Arzu Sabancı, ka folur për herë të parë, duke mohuar çdo ndërhyrje nga ana e familjes në marrëdhënien e tyre.
“Nuk kemi ndërhyrë në jetën private të djalit tonë. Ndarja ishte vendim i tyre,” tha ajo, duke vënë kështu pikën mbi “i”.
Megjithatë, një postim i mëparshëm i saj në Instagram kishte ngjallur dyshime për tensione mes çiftit. Ndërsa mediat dhe fansat janë të ndarë, kjo histori dashurie që dikur ishte përrallore tani ka marrë një kthesë që po ndiqet me shumë interes në Turqi.