Masat e nxehta ajrore me origjinë afrikane do të ndikojnë në motin në Shqipëri, duke sjellë temperatura deri në 7 gradë më të larta se mesatarja e muajit Shtator.
Parashikohet që paraditja të jetë me kthjellime në të gjithë vendin, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin vranësira të lehta në zonat lindore dhe të ulëta.
Temperaturat do të variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 35°C në mesditë.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar dallgëzim të lehtë në bregdet, në nivelin 1–2 ballë.