-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Ankimimet zgjedhore duhet t’i shqyrtojë gjykata, jo Kolegji Zgjedhor

Kryesoret

Ilirjan Celibashi tha se Kolegji Zgjedhor nuk është modeli më i mirë për shqyrtimin e ankimimeve, pasi mungon përvoja dhe efikasiteti.

Ai propozon që këtë detyrë ta marrë një gjykatë administrative si pjesë e sistemit gjyqësor, duke i dhënë kështu procesit më shumë profesionalizëm dhe transparencë.

Për votimin elektronik, Celibashi theksoi se duhet të përdoret më shumë teknologjia, sidomos votimi përmes internetit për shqiptarët jashtë vendit, që do të përmirësonte integritetin dhe do të ulte kostot.

” Sa i përket Kolegjit, edhe para se të vija në këtë detyrë, kam qenë kundër Kolegjit që në krye të herës kur për herë të parë u pa si zgjidhje. Mendoj që duke u nisur nga mënyra se si është organizuar dhe funksionon, nuk është e përshtatshme. Për çdo zgjedhje thirren në përgjegjësi për shqyrtimin e ankimimeve në mënyrë rastësore gjyqtarë. Çfarë ndodh? Një gjyqtar që është angazhuar me shqyrtimin e ankimimeve të shkuara nuk merret më. Ne nuk krijojmë një traditë apo eksperiencë me shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore dhe kjo sjell vendimmarrje që ndodnjëherë nuk janë koherente. Kjo s’ka të bëjë me cilësinë e gjyqtarëve, por mënyra se si është organizuar kjo instancë nuk prodhon eficensë, efikasitet. Ndaj të jetë kompetente për shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore gjykata e shkallës së aprë, ajo administrative, të jetë një instancë që është pjesë e sistemit gjyqësor. Le ta vendosë politika. Por për gjykimin tim, Kolegji Zgjedhor nuk është model që funksionon. Nuk ka të bëjë fare me cilësitë e atyre individëve që e përbëjnë. “, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit