Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të ndërmarrë masa të forta kundër ndërtuesve që abuzojnë me lejet apo mashtrojnë qytetarët. Ai theksoi se çdo ndërtim që devijon nga projekti i miratuar do të trajtohet si ndërtim abuziv dhe do të ketë pasoja të rënda për të gjithë zinxhirin përgjegjës: arkitektët, supervizorët dhe inspektorët.
“Ndërtuesit që abuzojnë do futen në listë të zezë, s’do marrin më leje ndërtimi dhe objektet do konfiskohen nga shteti për t’u dhënë qytetarëve që kanë paguar,” tha Rama.
Ai paralajmëroi gjithashtu se ndërtuesit që shkelin ligjin do të përjashtohen nga çdo aktivitet ndërtimor për disa vite dhe do të mbajnë përgjegjësi të plotë për mashtrimet ndaj qytetarëve.









