Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë.
Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.










