-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Katar, Netanyahu: Armiqtë ta dinë se gjaku hebre nuk humbet

Kryesoret

Izraeli ka kryer sulme në Doha ndaj udhëheqësve të Hamasit. Kryeministri Netanyahu në Ambasadën Amerikane në Izrael deklaroi se kohët kur udhëheqësit terroristë gëzonin imunitet kudo kanë mbaruar.

“Armiqtë tanë duhet të dinë një gjë: që nga themelimi i Shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk është humbur kot. Sulmi në Katar u krye në mënyrë optimale dhe të saktë”, tha ai.

Netanyahu theksoi se lufta në Gaza mund të përfundojë menjëherë, sepse kanë vepruar tashmë.

“Ne kemi pranuar parimet e vendosura nga presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës, të cilat përfshijnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve tona dhe parimet e tjera që Izraeli ka vendosur si kushte për t’i dhënë fund konfliktit”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit