Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale I.R., banues në fshatin Jubicë.
54-vjeçari u arrestua teksa ndodhej në një parcelë me 137 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Ai i kishte kultivuar në tokë publike në afërsi të zonës së banuar.
Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, në prani të strukturave hetimore. Ndërsa materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.