Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 13:00 Grupin Parlamentar në selinë qendrore.
Kjo është mbledhja e parë pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen menjëherë pas takimit të Kryesisë një ditë më parë.
Në një mesazh të brendshëm, demokratët janë njoftuar të marrin pjesë në mbledhje, ndërsa në të njëjtën ditë, Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare, ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.