Policia e Fierit gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim.
B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë u arrestua pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij.
F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”.
Gjithashtu u arrestua edhe një 17-vjeçar banues në Fier, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.









