Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se PD ka figura të shquara për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret pas diskutimeve të brendshme dhe në përputhje me procedurat e partisë.
“Padiskutim kemi kandidatura, por do të dalë në bazë të procedurave. Mendoj së PD ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin. Nuk mund të ketë emër tjetër përveçse korba e Covid”, tha Berisha.