Aktori Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me këngëtaren Dua Lipa, duke theksuar se dëshira e tij është të qëndrojë pranë saj përgjithmonë.
Çifti, që nisi lidhjen në janar 2024, janë fejuar zyrtarisht në qershor dhe po shijojnë momentet e para të fejesës pa nxitim për dasmë.
Përveç jetës personale, ata kanë themeluar së bashku kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe shfaqjeve televizive.
Burime pranë çiftit thonë se të dy janë shumë ambiciozë dhe kanë plane të mëdha për projekte të përbashkëta në të ardhmen.








