-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Al-Sharaa: Po negociojmë me Izraelin për një marrëveshje sigurie

Kryesoret

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë mes shtetit të tij dhe Izraelit.

“Izraeli konsideron se me rënien e regjimit, Siria është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974 edhe pse Siria që nga momenti i parë ka treguar përkushtimin ndaj paktit”, tha al-Sharaa në një intervistë televizive.

“Aktualisht po zhvillohen negociata për një marrëveshje të sigurisë në mënyrë që Izraeli të kthehet në pozicionit e tij para 8 dhjetorit”, tha ai për televizionin shtetëror sirian al-Ekhbariya, duke iu referuar ditës kur al-Assad u rrëzua nga pushteti.

“Negociatat nuk kanë përfunduar ende”, shtoi al-Sharaa.

Muajin e kaluar, Izraeli dhe Siria mbajtën bisedime të drejtpërdrejta nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit