Pas kalimit të procedurës për votimin e projektvendimeve dhe ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, opozita e braktisi seancën plenare, duke i dhënë një mesazh të fortë mazhorancës.
Largimi i deputetëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj erdhi menjëherë pas fjalës së ashpër të kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi që mazhoranca të tërhiqej dhe të mos miratonte ndryshimet, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi vijoi me procedurën e votimit për prezencën dhe pas kësaj për miratimin e projektvendimeve, por opozita e vendosi të distancohej nga procesi, duke bojkotuar kështu seancën.








