-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj takohet me Kryeministrin Orban, theksohet mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Budapest nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjatë vizitës së tij zyrtare.

Në takim u vlerësua mbështetja e Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, veçanërisht gjatë Presidencës hungareze të Këshillit të BE-së në 2024.

U diskutua për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ku Begaj ftoi investitorët hungarezë të zgjerohen në Shqipëri.

Po ashtu, u theksua rritja e turizmit hungarez në Shqipëri dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme si drejtësia, bujqësia dhe arsimi.

Gjatë qëndrimit në Hungari, Presidenti Begaj nderoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e tyre në Budapest.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit