-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Bardhi apelon: Urgjentisht të vihen para drejtësisë autorët

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shpërthimit me tritol në murin rrethues të banesë së deputetit Xhelal Mziu.

Bardhi shprehet se dënon këtë akt terrorist dhe kriminal. Ai thotë se policia përveç njoftimit nuk ka përcjell më asnjë informacion mbi autorët dhe shkaqet e ngjarjes.

Bardhi thekson se Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj.

Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme.”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit