-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provokimi rus/ Reagon Trump: Do të kemi probleme të mëdha

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi për një “problem të madh” kur iu kërkua të komentonte mbi depërtimin e avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Tre avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, në atë që Talini e quajti një shkelje të paprecedentë. Incidenti ka shkaktuar konsultime të reja të NATO-s, me anëtarët që akuzojnë Rusinë se po e teston gjithnjë e më paturpësisht përgjigjen e aleancës.

“Do të duhet ta shqyrtoj” tha Trump. “Ata do të më informojnë së shpejti dhe do të flas me ju për këtë sonte ose nesër. “Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur kjo të ndodhë. Mund të jetë një problem i madh” shtoi ai.

NATO ka ngritur në ajër avionë luftarakë italianë F-35, si dhe avionë të reagimit të shpejtë suedezë dhe finlandezë, sipas një zëdhënësi të aleancës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit