-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan niset drejt New York-ut, do të diskutojë me Trump për Palestinën

Kryesoret

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është nisur sot,drejt New York-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan ka deklaruar se do të ngrejë në fokus të takimeve të tij çështjen e masakrave të Izraelit në Gaza. Ai ka shprehur shpresën që njohja më e gjerë ndërkombëtare e Palestinës të përshpejtojë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Gjithashtu Erdogan ka thënë se gjatë vizitës do të diskutojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë dhe industrisë së mbrojtjes me presidentin amerikan Donald Trump, si dhe do të takohet me homologun sirian Ahmed al-Sharaa.

“Takimi ynë me Presidentin Trump do të kontribuojë në përfundimin e luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë brenda kuadrit të vizionit tonë të përbashkët për paqen globale, dhe do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”, ka thënë Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit