Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u takua me homologun e tij rus, Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nisi pa deklarata për shtyp.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit, Rubio përsëriti gjatë takimit kërkesën e presidentit Donald Trump për ndalimin e vrasjeve në Ukrainë.
Trump shkroi se beson që Ukraina, “me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të FITOJË të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale”.