Presidenti amerikan Donald Trump pas një konference për shtyp të mbajtur të hënën u bëri thirrje grave shtatzëna të mos përdorin Tylenol, paracetamol. Ndërsa tani Trump në një postim në rrjetet sociale jep këshilla për përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave.
“Gra shtatzëna, mos përdorni Tylenol përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Mos ia jepni Tylenolin fëmijëve tuaj të vegjël për pothuajse asnjë arsye.”, shkroi Trump.
Zëvendëspresidenti JD Vance dhe shefi i CMS, Dr Mehmet Oz, dhanë qëndrime më të kujdesshme, duke theksuar se gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun. Dr Oz shtoi se në rastet me temperaturë të lartë, përdorimi i Tylenol-it mund të jetë i domosdoshëm, pasi edhe vetë ethet paraqesin rrezik për fëmijën.
Ndërsa kompania Kenvue, prodhuesja e Tylenol-it, mbrojti sigurinë e produktit, duke theksuar se dekada kërkimesh dhe vlerësime të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare nuk kanë gjetur prova të besueshme që e lidhin paracetamolin me autizmin.