-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me sfida të konsiderueshme

Kryesoret

DASH ka publikuar sot raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025.

Në raportin e DASH theksohet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa ka shqetësime të vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2025, Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit.

Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave sidomos me burim nga trafiku i drogës.

Në raport theksohet se ekonomia informale ka ndikuar ndjeshëm në shtrembërimin e konkurrencës në treg. Për më tepër, bizneset raportojnë ndërhyrje të paligjshme, shantazhe dhe presion nga aktorë të administratës publike, media dhe grupe të organizuara kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit