Mëngjesin e sotëm në një festival në Kretë në Metamorfosi të Athinës gjatë një sherr janë plagosur katër persona, tre shqiptarë dhe një grek.
Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou, në një aktivitet të Shoqatës së Kretasve të Metamorfosit.
Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë për një çështje të parëndësishme.
“Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj” ishte fillimi i përballjes, e cila më pas u përshkallëzua në një sherr me thika.
Tre shqiptarët dy 25-vjeçar dhe një 26 vjeç kanë marrë lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë.