-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet

Kryesoret

 

Hamas ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm t’i lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.

Po ashtu, grupi ka shprehur pajtueshmëri që kontrolli mbi Rripin e Gazës t’i transferohet “një trupi palestinez, me mbështetje arabe dhe islame”.

Në një deklaratë, Hamasi ka thënë se disa nga elementet e planit të paqes të propozuar nga Trumpi janë të pranueshme, por të tjerat do të kërkojnë negociata të mëtejshme.

Përgjigja e Hamasit erdhi pas ultimatumit të presidentit amerikan, i cili u shpreh se grupi ka kohë deri të dielën të kthejë përgjigje për planin e paqes të propozuar nga ai.

Turqia dhe vendet arabe i bën presion Hamasit ta pranonte marrëveshjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit