-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çela për arrestimin e avokatit në Elbasan: Një veprim i tepruar që nuk duhej të ndodhte

Kryesoret

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në gjykatën e Elbasanit, ku një avokat u arrestua gjatë seancës gjyqësore.

Çela e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një veprim të tepruar dhe të panevojshëm, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin në një sistem drejtësie funksional.

Në deklaratën e tij, ai nënvizoi se rasti pasqyron disa problematika që lidhen me mënyrën se si disa prokurorë sidomos ata të rinj po zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“E kam theksuar edhe në Komisionin e Ligjeve, ka ende mungesa në mënyrën si realizohen funksionet nga një pjesë e prokurorëve. Ndoshta edhe ky rast është një pasqyrim i atij shqetësimi,” – u shpreh Çela.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në komunitetin ligjor, ku shumë përfaqësues të Dhomës së Avokatisë kanë kërkuar një hetim të plotë mbi veprimet e kryera gjatë arrestimit dhe respektimin e të drejtave procedurale të avokatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit