Sot në orën 9:00 në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish-presidentin, Monika Kryemadhin, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Ish-presidenti ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar ndërsa është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatët.
Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.









