Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë arrestuar autorin e vrasjes me thikë të ndodhur në zonën e Kalasë.
Në pranga ka rënë Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.
Autori u kap i fshehur në “Shpellën e Memecit”, pranë kishës përballë Urës së Goricës.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes dhe rrethanave të saj.









