Sot pasi biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacoli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, u mbajt për afro 4 orë rresht brenda saj.
Bëhet fjalë se Pacolli ka qenë i thirrur lidhur për një konflikt për çështjen e aeroportit të Vlorës në falsifikim e dokumentave me qëllim rrëmbimin e aksioneve të kompanisë ndërtuese.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Pacolli tha se u ka treguar gjthçka që ka patur dijeni dhe ka qenë në kompetencën e tij lidhur me çështjen në fjalë.
“Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar, më duket se është e drejtë dhe t’u tregoj kronologjinë.
Pala tjetër ka bërë kallëzim dhe ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim dhe unë isha si person i informuar për të dhënë informata.
Këtu nuk ka asgjë qeveria. Aeroporti është duke u kryer. Unë e kam lënë në duart e gjyqësisë. Unë do të veproj ashtu si do të pasojnë vendimet gjyqësore” tha Pacolli.


 
                                    





