Sot Erion Veliaj në senacën e Gjykatës Kushtetuese deklaroi:
LIVE- Erion Veliaj flet në Kushtetuese: Më riktheni në bashki
“Prandaj jam sot këtu për ta mbrojtur betimin tim dhe atyre që më kanë besuar që në vitin 2015”.
Ai tha: mosprezanca ime për 9 muaj në bashki ka qenë fyerja më madhe për mua dhe kjo erdhi nga bashkëpunëtoret e mi.
“Zot më fal, kjo që kanë bërë është një cinizëm jo vetëm për ligjin por edhe Kushtetutën.
Unë e kam drejtuar me gjithë zemer bashkinë e këtij qyteti ku jam lindur, dhe askush nuk më akuzon se nuk kam punuar sepse e kanë parë vullnetin dhe ambicjen time për punë, kam qëndruar me lopatë në duar dhe jo vetëm në zyrë”, u shpreh Veliaj.
Më tej thotë se “mund të burgosesh një njeri por jo të vertetën siç e dinë e dinë të gjithë.
Ky është një vendim disproporcional, qe më privoi nga liria dhe familja ime ku dhe me çoi në paraburgimin e Durrësit”.
“Kjo është rrëshqitje nga shteti i së drejtës, një lloj gjendje e frikshme ku çdo votë e qytetarëve që më kanë besuar ka humbur peshën dhe zërin e tyre
Vij këtu për të kërkuar drejtësi kushtetuese.
Ju nuk jeni thjeshtë gjykatë por trupi ndërmjetës, i popullit dhe pushtetit, siç e thotë edhe babai i demokracisë amerikane Alexander Hamilton.
Vetëm kjo gjykatë mund ta kthej vendin në binarë, kushtetuese”, theksoi Veliaj.


 
                                    





