-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në unazën jugore të Bergamos, ku një Mercedes Benz u përplas me një furgon.

Nga përplasja humbën jetën dy të rinj shqiptarë, Klinton Sala, 23 vjeç, dhe Denis Cana, 21 vjeç, si dhe drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari Oscar Angioletti. Vëllai i tij 64-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Hetimet paraprake tregojnë se Mercedes-i tentoi të parakalonte në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Rruga u mbyll për disa orë për hetimet e autoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit