Shqipëria dhe Italia zhvillojnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, një ngjarje historike që synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në qendër të takimit pritet të jenë çështjet e mbrojtjes, industrisë dhe emigracionit, ndërsa gjatë samitit do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.








