-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shkaktoi vdekjen të miturit/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim profesorin italian

Kryesoret

Dalin detajet e reja nga aksidenti i disa muajve më parë ku i mori jetën të miturit në qytetin e Fierit.

Atë ditë 17 vjeçari po kthehej herët në mëngjes nga puna për në shtëpi teksa po kalonte rrugën gjeti vdekjen pasi u përplas nga një makinë që po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i cili shkaktoi vdekjen e një të mituri gjatë një aksidenti në aksin rrugor Fier-Levan. Pasi aksidentit, i cili i mori jetën një 17-vjeçari, ai u largua nga vendngjarja.

Kjo duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Aktualisht Michele D’Angelo është liruar nga qelia dhe ndaj tij është caktuar masa e detyrim paraqitjes.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një të mituri dhe plagosjen e dy të tjerëve dhe u largua nga vendngjarja, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin italian M.G. për 2 vepra penale. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin shtetasin M.G., shtetas i huaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 pg.4 i Kodit Penal dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ parashikuar nga nenit 273 i Kodit Penal. Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH.

Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Michele D’Angelo dhe partnerja e tij u përfshinë në një aksident me makinë në Shqipëri më 8 gusht 2025. Të nesërmen, italianët u ndaluan nga policia dhe profesori u la në paraburgim, pasi akuzohet për mosdhënie ndihme.

Sipas dëshmitarëve afër profesorit, ai po ecte me 40 km në orë dhe u gjend përballë një makine tjetër që ecte me shpejtësi dhe nuk mund ta shmangte. Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar profesorin italian për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit