-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ Arrestohet 57-vjeçari i armatosur, i dënuar më parë për vrasje

Kryesoret

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili qarkullonte me armë dhe kishte precedent penal për vrasje.

Bëhet fjalë për Petrit Mernicën, banues në fshatin Sulaj, babai i Azgan Mernicës, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia në maj të vitit 2024.

Operacioni, i koduar “Pathway”, u zhvillua nga Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Komisariatin e Policisë Fier.

Gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, Mernica u kap me një pistoletë që mbante në çantën e dorës, e pajisur me dy krëhëra dhe municion luftarak. Arma u sekuestrua dhe i dyshuari u arrestua në flagrancë.

Sipas Policisë, 57-vjeçari kishte qenë më parë i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij.

Ngjarja e fundit rrit shqetësimin për armëmbajtjen pa leje dhe për individët me precedent kriminal që mund të paraqesin rrezik për komunitetin.

Materialet e operacionit janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit