Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku” në Tiranë, ku M. J., 40 vjeç, u plagos në këmbë nga një armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore intensive, autoritetet kanë identifikuar personin e dyshuar, F. F., 36 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima ndodhet aktualisht në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim F. F. dhe po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij, ndërsa materialet e ngjarjes janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Tiranë/ 40-vjeçari qëllohet në këmbë, autorët ende në kërkim









