Ish-presidenti Ilir Meta sot nga qelia e burgut ka kërkuar të thirret nga SPAK për dosjen e “21 janarit”.
Njoftimi i plotë i PL:
Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.
Dy javë më përpara në SPAK janë paraqitur kreu i PD Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të dy këta si persona në dijeni për të dëshmuar për ngjarjen e 21 janarit.









