-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Kryesoret

Gentian Gjyli, drejtues i ARRSH dhe vartës i Belinda Ballukut, u paraqit sot në SPAK, ndërsa ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, ashtu si dhe drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Balluku është pezulluar nga detyra dhe pa pasaportë me vendim të GJKKO, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Jashtme.

Sipas SPAK, Balluku, Gjyli, Elezi, ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se kanë manipuluar këto dy tendera me vlerë 210 milionë euro.

Gjykata ka vlerësuar se masat e sigurimit janë të nevojshme për të shmangur ndikimin në prova dhe te dëshmitarët.

Hetimet për dy procedurat konsiderohen ndër më të rëndësishmet për abuzime me fonde publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit