Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në tunelin që ndodhet në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Një automjet “Volkswagen”, i drejtuar nga A. Z., 34 vjeç, nga Memëlishti, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë, drejtuesi A. Z. dhe pasagjeri E. T., 35 vjeç, nga Memëlishti, kanë pësuar plagë dhe janë transportuar në spitalin e Pogradecit për trajtim mjekësor.
Hetimet për shkaqet e aksidentit po vijojnë.









