-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të gjithë duan të ikin”, Zhupa: Familjet jetojnë në varfëri ekstreme

Kryesoret

Partia Demokratike, mbrëmjen e sotme ka mbajtur foltoren e pestë të radhës para godinës së Kryeministrisë, lidhur me skandalet korruptive të qeverisë, nga podiumi i foltores ka folur deputetja demokrate Ina Zhupa e cila u shpreh se mazhoranca po bënë ligje dhe amnisti fiskale për oligarkët dhe ka harruar trajtimin e shtresave të tjera sociale.

Reagimi i Zhupës 

Ju keni zgjedhur të përballeni e të protestoni, të flisni në emër të mijëra shqiptarëve që protestojnë për gjendjen e tyre, e që ende nuk kanë gjetur kurajon që të bashkohen. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, dikush për shkak të sëmundjes së nënës, dikush se nuk sheh të ardhmen dhe të gjithë kanë arsye, nuk kanë shpresë për Shqipërinë. Jemi afër festave dhe familjet shqiptare janë varfëruar, ata mendojnë se si do të shtyjnë javën, se nuk mund të bëjnë dot asnjë dhuratë për fëmijët e tyre. Shumë prej tyre sipas INSTAT jetojnë në varfëri ekstreme, këta nuk bëjnë as ligjin e minimumit jetik. Parlament që mendo vetëm për njerëzit e vetë, bëjnë amnisti fiskale për të falur miliona euro për mbështetësit e tyre, ndërkohë që mund të jepeshin për familjet në nevojë. A mund të mbijetosh me 60 mijë lekë të vjetra në muaj? Po me pensionin rural?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit