Pas muajsh hetimesh, karabinierët kanë arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Fatos Cenajt, 58-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i vdekur më 8 qershor në fshatin Fontaniva. Hetimet kanë treguar se motivi i vrasjes lidhet me një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve. I arrestuari është një punëtor 45-vjeçar, fqinj i viktimës.
Trupi i Cenajt u gjet pranë triçikletës së tij, dhe pas hetimeve të detajuara, u konstatua se nuk bëhej fjalë për aksident, por për një vrasje. Hetimi u mbështet nga analiza shkencore dhe kamerat e sigurisë, të cilat treguan një person të maskuar pranë vendit të krimit. Identifikimi u bë i mundur kur u zbuluan mëngë tatuazh të blera online, të cilat përputheshin me ato që mbante autorit në momentin e krimit.
Kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, kryer në korrik, solli gjetje të rëndësishme, duke përfshirë rroba dhe materiale për prodhimin e armëve, si dhe prova të tjera që ndihmuan për të lidhur të dyshuarin me ngjarjen.
/5pyetjet.al









