Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një konferencë për mediat një seri skandalesh dhe akuzash ndaj qeverisë, duke përmendur pengmarrje dhe dhunë ndaj individëve të përfshirë në korrupsion.
Ai ka kritikuar lidhjet e Kryeministrit Edi Rama me personazhe të dyshuar dhe ka bërë thirrje për hetime më të thelluara.
“Geroni është personi që Rama e dërgoi për të zbrasur dhe eksportuar të dhënat TIMS. Ky person është strumbullari kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në disa institucione të tjera. Këtë e morën peng, u prishën pazaret pasi ky deklaroi ndër-regjistrim ambiental, se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderët. Geron Meçe pas pengut është arratisur në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historinë mafioze. Gerondin e organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i Ramës, Ergys Agasi, bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës. E cuan për kompetencë tek Suel Çela. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis dhe thuhet se ka marrë azil ose në mbrojtje në Gjermani, pasi ka paraqitur videon. A është Ergys Agasi i vetmi person i marrë peng? Jo, tre muaj më parë u mor peng Daniel Shima, zv/drejtori i një institucioni, i cili është dhunuar dhe tani nuk dihet më asgjë për fatin e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të shkojnë ta takojnë dhe të zbardhin fatin e tij”, tha Berisha.









