Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvillon sot mbledhjen e parë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Diskutimet pritet të përqendrohen mbi situatën politike aktuale, çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe organizimin e protestës kombëtare më 22 dhjetor.
Gjithashtu, kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se do të shqyrtohet përjashtimi i ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzoi për lidhje me Suel Çelën, kreun e bandës së Elbasanit, në lidhje me takimin e djeshëm me qytetarët në këtë qytet.









