-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zgjodh drejtues i ri i SPAK, Braho merr sot detyrën nga Dumani

Kryesoret

Këtë të hënë zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës tek kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Klodjan Braho, teksa Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të SPAK-ut.

Njoftimi

Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

Kush është Klodian Braho?

Klodian Braho u emërua prokuror më 14 nëntor 2007, duke filluar kështu një rrugëtim të gjatë profesional që e ka çuar në një nga pozicionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Deri në vitin 2012, Braho shërbeu si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ndërsa për tre vite të tjera më pas, ushtroi funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Vlorës, ku njëkohësisht mbajti edhe detyrën e zëvendës drejtuesit (2014–2015). Në Prokurorinë e Vlorës spikati me një dosje të bujshme, ajo ndaj ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Braho e hetoi dhe e çoi në gjyq kryebashkiakun e Vlorës për për shpërdorim detyre dhe falsifikimin e dokumenteve në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Karriera e Klodian Brahos tij do të marrë një kthesë të rëndësishme në vitin 2015, me emërimin e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjatë katër viteve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, një prej dosjeve më të bujshme të Klodian Brahos ishte ajo për hetimin e ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, një ndër çështjet e para që u bënë simbol për llogaridhënien në nivelet e larta të sistemit të drejtësisë.

Në punën e tij si prokuror i SPAK, Braho ka pasur në duar çështje me një ndikim të gjerë publik. Ai është prokurori që hetoi rastin e inceneratorit të Elbasanit, duke lëshuar urdhër-arrest për persona kyç si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si dhe duke veçuar hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Dosja e inceneratorit të Elbasanit është e vetmja që tashmë ka një vendim të formës së prerë, me 9 të dënuar, mes të cilëve ish ministri i Mjedisit Lefter Koka që u dënua me 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, dënim të cilin Braho e kërkoi dhe e mori në Apelin e GJKKO.

Po ashtu, prokurori Braho ka udhëhequr hetimin e dosjes “5D”, ku në gjyq përfunduan ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër çështje e rëndësishme e ndjekur prej tij është dosja “Toyota Auris”, e cila përfshin disa fraksione hetimore dhe persona të drejtësisë.

Braho është gjithashtu pjesë e grupit të prokurorëve që kanë firmosur dosjen ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndodhet nën proces gjyqësor për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën e Gërdecit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit