Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për shfrytëzimin e mandatet të deputetëve për të fshehur provat dhe për të mbrojtur krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Sipas Bardhit, Kuvendi ka shtyrë pa afat një çështje të rëndësishme, ndërsa ai e cilëson këtë si një grusht shteti të orkestruar nga Rama. Bardhi ka theksuar se për këtë situatë ka pasur një mungesë transparence dhe se qytetarët duhet ta kenë të qartë se Edi Rama po përdor fuqinë e tij për të mbyllur sytë ndaj veprimeve kriminale.
“Ne nuk e dimë se kur përfundon, se Kuvendi ka shtyer pa afat këtë. E pandehura, sipas prokurorisë, ka bërë përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Ajo rrezikon edhe të largohet nga vendi. E kanë shtyrë deri muajin tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me datën 22 janar kjo, pasi e kanë shtyrë një muaj. Edi Rama po shfrytëzon që të ketë mundësi të fshehë provat. Dhe kjo është një grusht shteti që po bëhet. Niko Peleshit, që ju dridhte zëri dhe s’dinte çfarë të bënte nga Rama, sot u fsheh. Na doli në deklaratë Rama dhe tha ‘Ja kam thënë përgjigjen në mbledhje’, por neve nuk dimë asgjë. Pra, ta keni të qartë se Edi Rama po përdor mandatet e deputetëve të tij, si kartona për të mbrojtur krimin e organizuar dhe korrupsionin.”









