Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se protesta mbrëmë është fillimi i rrugës për rrëzimin e Edi Ramës.
“Mbrëmë de facto Edi Rama u shkarkua nga detyra, para gjithë botës është një kapobandë, avokat mjeran që fshihet pas Lubi Ballukut, Ergys Agasit dhe të tjerëve.
I ftoj qytetarët të përshkallëzojnë luftën deri në realizimin e misionit, largimi i kësaj qeverisje. Qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Policia ndaloi edhe dy turistë nga Kosova, njëri prej tyre erdhi më tha për të bërë një foto, ishte djali i një ish-luftëtari të UÇK-së” tha ai.









