Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët mbrëmjen e 31 dhjetorit në Silea, në provincën e Trevisos, gjatë kontrolleve për sigurinë e ndërrimit të viteve.
I riu, i njohur për precedentë penalë dhe banues në zonë, u ndalua teksa drejtonte një automjet “Golf”.
Gjatë kontrollit iu gjetën doza kokaine dhe heroine si dhe rreth 5 mijë euro cash.
Një kontroll në banesë çoi në sekuestrimin e sasive të tjera droge, peshoreve precize dhe materialeve për paketim. Me urdhër të Prokurorisë së Trevisos, ai u vendos në arrest shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.









