-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksioni i policisë kundër Lapajt, “Qëndresa Qytetare”: Të hetohen individualisht përgjegjësit e dhunës

Kryesoret

Organizata Qëndresa Qytetare ka reaguar për aksionin e policisë gjatë natës në Tiranë përpara Kryeministrisë për të larguar çadrat e ngritura nga Lëvizja Shqipëria Bëhet duke sjellë lëndimin në kokë dhe dërgimin në spital të Adriatik Lapajt.

Protesta e drejtë kushtetuese, të hetohen individualisht përgjegjësit e dhunës.

Qëndresa Qytetare: Ndërhyrja e policisë mbrëmjen e 4 janarit disproporcionale dhe e pa nevojshme.

Qëndresa Qytetare dënon me forcë dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj aktivistëve dhe protestuesve gjatë protestës së Shqipëria Bëhet më 4 janar pranë Kryeministrisë, ku u evidentuan ndërhyrje të pajustifikuara dhe përdorim force, duke rrezikuar seriozisht integritetin fizik të qytetarëve.

Qëndresa Qytetare thekson se protesta është një e drejtë, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo ndërhyrje policore duhet të jetë proporcionale, e nevojshme dhe e justifikuar ligjërisht — kritere që, sipas raportimeve publike, nuk janë respektuar në këtë rast.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim të thellë për incidentin ku  disa aktivistë  u lënduan, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forcës nga policia. Ngjarje të tilla minojnë besimin publik, cenojnë lirinë e shprehjes dhe krijojnë precedentë të rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

Qëndresa Qytetare I bën thirrje organeve të hetimit dhe Minisitres së Brendshme Albana Kociu:

  1. Të hetohet çdo oficer policie i përfshirë në ngjarjet e mbrëmjes së 4 janarit dhe të përcaktohen përgjegjësitë individuale.
  2. Të garantohen masa ligjore dhe institucionale që sigurojnë ushtrimin e lirë dhe të sigurt të së drejtës së protestës, pa intimidim dhe pa dhunë.
  3. Të rishikohen protokollet e ndërhyrjes policore në tubime paqësore, në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe standardet e vendeve europiane.

Qëndresa Qytetare riafirmon mbështetjen për aktivistët dhe qytetarët protestues, dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut dhe rendin demokratik.

Qëndresa Qytetare riafirmon mbështetjen për aktivistët dhe qytetarët protestues, dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut dhe rendin demokratik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit