-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Franca nuk e mbështet metodën e SHBA-së për arrestimin e Maduros

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendi i tij nuk e mbështet metodën që përdorën Shtetet e Bashkuara për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Në një deklaratë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Macron theksoi se megjithatë, ai e konsideron Maduro një “diktator”, dhe largimi i tij është një zhvillim i mirë për popullin venezuelian.

Ndërkohë, reagimi i tij ka marrë kritika, sidomos nga krahu i majtë, për mungesën e komenteve rreth mënyrës se si SHBA realizuan operacionin për arrestimin e liderit të Venezuelës.

Operacioni për kapjen e Maduros, i cili u realizua në mëngjesin e 3 janarit 2026, u zhvillua gjatë një sulmi të shpejtë nga forcat speciale amerikane në rezidencën e tij në Caracas.

Ky operacion, i quajtur “Operation Absolute Resolve”, përfshiu përdorimin e avionëve dhe helikopterëve të specializuar dhe një ndërhyrje të shpejtë tokësore. Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën dhe u dërguan në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza federale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit