-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump mbështet protestuesit iranianë: Vrasësit do të paguajnë, ndihma po vjen

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për protestuesit iranianë, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë demonstratat kundër regjimit të Teheranit.

Në një postim të bërë sot në rrjetin social Truth Social, Trump ka premtuar se ata që janë përgjegjës për shtypjen e protestave do të përballen me pasojat dhe theksoi se “ndihma po vjen” për ta.

Në mesazhin e tij, Trump ka përdorur një frazë të njohur për të shprehur mbështetje, duke e parafrazuar sloganin e tij të njohur “Make America Great Again” në “Make Iran Great Again” (MIGA). Ai i bëri thirrje popullit iranian që të vazhdojë protestat, duke kërkuar që të identifikohen dhe përballen me ata që kanë torturuar dhe vrarë protestuesit.

Në përpjekje për të intensifikuar presionin ndaj Iranit, Trump njoftoi se ka pezulluar çdo takim me zyrtarët iranianë deri në ndalimin e dhunës ndaj protestuesve. Po ashtu, ai nënvizoi se janë në shqyrtim disa mundësi për të reaguar ndaj shtypjes nga regjimi iranian, përfshirë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, pas disa opsioneve të paraqitura nga zyrtarët e Pentagonit.

Trump ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë vrasjet e protestuesve, SHBA do të marrë masa të forta dhe do të mbajë përgjegjës regjimin iranian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit